Giroud stërvitet me grupin, francezi është gati për sfidën kundër Romës

Lajme të mira për Stefano Piolin në prag të ndeshjes direkte për zonën Champions kundër Romës. Pas seancave stërvitore individuale në ditët e fundit, Olivier Giroud është bashkuar dhe stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në Milanello.

Sulmuesi ka lënë pas krahëve shqetësimin në pulpë dhe do të jetë i gatshëm për transfertën e së shtunës në “’Olimpico”. Një rikthim shumë i çmuar për kuqezinjtë, që besojnë se francezi do të japë ndihmën e tij në sfidën direkte kundër skuadrës së Mourinhos.

Me rikuperimin e Giroud, Pioli ka në dispozicion të gjithë lojtarët për transfertën e Romës, me përjashtim të Pobega dhe Ibrahimovic. / Oversport.tv