Githçka gati për rinovimin e Leao, por fillimisht pritet vendimi i CAS

Gjithçka është gati për rinovimin e Rafael Leao me Milanin. E vetmja gjë që mungon është zyrtarizimi dhe një vendim i gjykatës CAS. Sipas asaj që raporton Tuttosport, sulmuesi portugez ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Milanit për zgjatjen e kontratës.

Megjithatë, te Milani nuk duan të nxitojnë. Ata fillimisht do të presin vendimin e CAS për situatën e lojtarit me Sporting Lisbone. Në rast se Leao shpallet fajtor, ai është i detyruar t’i paguaj klubit portugez 20 milionë euro dëmshpërblim.

Megjithatë, sipas Record, Leao do të shpallet i pafajshëm dhe nuk do të paguajë asnjë qindarkë si dëmshpërblim. Nga ana tjetër, pas këtij vendimi do të vijë edhe zyrtarizimi i Milanit.

Për sa i përket marrëveshjes së re, Leao do të zgjasë kontratën me Milanin edhe për 4 vite të tjera. Ai do të përfitojë nga kontrata e re rreth 4 milionë euro në sezon. /oversport.tv