Giulia Provvedi tregon pse u nda nga Pierluigi Gollini

Giulia Provvedi ka thyer më në fund heshtjen, duke folur për fundin e historisë së dashurisë mes saj dhe portierit të njohur Pierluigi Gollini.

Të dy kanë qenë të lidhur për më shumë se tre vite, madje flitej edhe për martesë dhe fëmijë, por më pas, si një rrufe në qiell të hapur, marrëdhënia e tyre u ndërpre.

“Isha e dashuruar me të. Ishte historia ime më e rëndësishme, ajo në të cilën kemi folur për të ardhmen.

Por më pas mbaroi. Ishte goxha tronditje, pasi kemi kaluar tre vite shumë të bukura. Duhemi akoma shumë dhe e mbështesim njëri-tjetrin”, ka thënë bukuroshja për “Novella 2000”.