Ditën e sotme, Cristiano Giuntoli u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Juventusit. Në një konferencë për shtyp, 51-vjeçari ka folur për ndjesitë e tij të para në këtë detyrë dhe ndau me të gjithë faktin se që fëmijë ka qenë tifoz i bardhezinjve.
“Nga Prato, udhëtojë 8 orë me autobus për të parë Juventusin dhe të bashkohem me ta është një burim kënaqësie. Babai im ishte një tifoz i madh i Juventusit dhe më rrëmbeu shpirtin që në moshë të vogël.
E falenderoj atë, por ka gjithmonë atë prekje melankolie që do ta mbaj gjithmonë me vete. Është gjithmonë e vështirë të flasësh për veten, gjithmonë them se duhet të punojmë më shumë se të tjerët.
Atëherë koha do të tregojë se ne kemi punuar edhe më mirë. Unë do ta përshkruaja veten si një punëtor i palodhur. Ne duhet të jemi në gjendje të lëmë mënjanë egon dhe të mendojmë. Do të doja të bashkoja shumë koka me një zemër.”, u shpreh Giuntoli. /oversport.tv
Foto: Juventus, Facebook