Giuntoli për zërat mbi Juventusin: Po shijoj të tashmen, më vonë do të mendoj të ardhmen

Ditëve të fundit, janë shtuar zërat se drejtori sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli mund të jetë pjesë e Juventusit që nga sezoni i ardhshëm. Për këtë, ka zgjedhur të flasë vetë 50-vjeçari për “DAZN” pak para nisjes së sfidës mes Napolit dhe Fiorentinës

JUVENTUS – “Për momentin po përpiqem të arrij këtë që kemi bërë në mënyrë të jashtëzakonshme. Dua të shijoj këto momente, pastaj do të mendojmë për të ardhmen.”

“Jam shumë i lumtur, këto ditë kam përjetuar momente të pakrahasueshme që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Unë jam në Napoli prej 8 vitesh dhe shpesh është folur për një cikël.

Kemi ndryshuar shumë lojtarë dhe ekipi ka mbetur gjithmonë shumë konkurrues. Po të isha një tifoz i Napolit, nuk do të shqetësohesha për të ardhmen e klubit me një president si De Laurentiis.” – u shpreh Giuntoli. /oversport.tv