Gjasula: Fitore për Berat Gjimshitin, mëkat që nuk shënova se kisha dedikim

Klaus Gjasula, mesfushori i kombëtares shqiptare, pas fitores së arritur kundër Hungarisë, në RTSH deklaroi:  “Ishte fitore shumë e rëndësishme, kartoni nuk më intereson, Grupi është shumë interesat tani. Me Poloninë është një finale dhe duam të fitojmë me çdo kusht.

Rasti i shënimit? Më erdhi nga anash topin, gjuajta mirë. Për pak do kisha shënuar. Do kishte një gol shumë i rëndësishëm për mua, pasi ka vajza ditëlindjen. Nuk shënova, por po e uroj për ditëlindjen.

E rëndësishme është të mos pësojmë gol, të jemi në ekuilibër. Të luajmë si sonte, do krijojmë raste. Me tifozët pas nesh do tregojmë forcën tonë. Do rikuperohemi për Poloninë.

Kjo fitore ishte për Gjimshitin, ka thyer parakrahun. Na erdhi shumë keq. Gjimi jemi me tyre, gjithë të mirat”, ka përfunduar mesfushori i kombëtares, që luan në Bundesliga 2 me Darmstadt. / oversport.tv