Gjeorgjia hakmerret ndaj Kosovës në Prishtinë, Suedia parakalon Spanjën

Kosova po përjeton një moment të keq dhe kjo u konfirmua edhe sonte në humbjen e pësuar nga Gjeorgjia në shtëpi me rezultatin 1-2. Gara për kreun në grupin B është interesante, pasi Suedia fitoi me Greqinë dhe ngjitet në vendin e parë me dy pikë më shumë se Spanja.

Për t’u kthyer te ndeshja e Kosovës, portieri Muric ishte ai që u dhuroi një gol miqve në fillimin e takimit me një gafë të bërë. Okriashvili nuk fali dhe shënoi, ndërkohë që u desh një penallti në fundin e pjesës së parë për të rikthyer baraspeshën.

Vedat Muriqi shënoi, ndërsa në të dytën Kosova u mundua të realizonte golin e avantazhit. Kjo gjë nuk u bë realitet, madje Gjeorgjia me Davitashvili e ndëshkoi sërish skuadrën dardane dhe mori hak për humbjen e shkaktuar në Tbilisi.

Sa i takon Suedisë, sërish Forsberg dhe Isak ishin protagonistë dhe me golat e shënuar mposhtën Greqinë. Skuadra që kalon në finalet e Katar 2022 prite të caktohet në Spanjë, aty ku suedezë luajnë duelin e fundit në grupe.

EUROPEAN QUALIFIERS

Kosovë-Gjeorgji 1-2
Shënues:
Muriqi (pen.) 45’ / Okriashvili 11’, Davitashvili 83’
Suedi-Greqi 2-0
Shënues:
Forsberg (pen.) 59’, Isak 69’

/ oversport.tv