Gjeorgjia shtang Suedinë, goleada të Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut

Rusia nuk është kursyer kundër Qipros (6-0), ndërkohë që me goleadë (0-5) ka fituar edhe Maqedonia e Veriut në Armeni. Gjithsesi surpriza e madhe ka qenë Gjeorgjia, që ka mposhtur Suedinë me rezultatin e pastër 2-0.

Miqtë dominuan dhe patën disa raste për shënim, por nuk ia dolën që të shënojnë dot. Kvaratskhelia ishte ai që e befasoi Suedinë, me dy gola të shënuar dhe tani Ibra me shokë presin ndonjë dhuratë nga Greqia që përballet me Spanjën, në mënyrë që në duelin e fundit me iberikët edhe barazimi t’u japë vendin e parë në grup.

Rusia ndërkohë ka bërë detyrën, duke mposhtur me rezultatin 6-0 Qipron. Rusët e kanë finalen e madhe në Kroaci, pas katër ditësh, pasi sonte nuk është se presin ndonjë mrekulli nga Malta për të siguruar kualifikimin në “Katar 2022”.

Maqedonia e Veriut ka marrë një fitore me shumë vlera në Armeni, madje me pesë gola. Tre prej golave i shënoi mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, dhe tashmë shpresat për vendin e dytë janë ende gjallë, edhe pse nuk e kanë më vetë në dorë. Sonte luajti edhe Azerbajxhani i Gianni De Biasi, që u mposht 3-1 në shtëpi nga Luksemburgu.

EUROPEAN QUALIFIERS

Armenia-Maqedonia e Veriut 0-4
Shënues:
Trajkovksi 22’, Bardhi 36’, (pen.) 66’, (pen.) 90’,  Ristovksi 79’

Azerbajxhan-Luksemburg 1-3
Shënues:
Salahli 83’ / Rodrigues 67’, 91’ Thill 78’

Gjeorgji-Suedi 2-0
Shënues:
Kvaratskhelia 61’, 78’

Rusi-Qipro 6-0
Shënues:
Erokhin 4’, 87’, Smolov 55’, Mostovoy 56’, Sutormin 62’, Zabolotnyi 82’

/ oversport.tv