Boksieri shqiptar Haxhi (Robin) Krasniqi nuk ia dalë të mbrojë titullin kampion bote të konfederatës IBO. Sportisti nga Juniku i Kosovës u mund nga gjermani, Dominic Boesel.
Kundërshtari i Krasniqit u shpall fitues pas 12 raundesh me vendim të ndarë të gjyqtarëve. Dy prej gjyqtarëve shpallën fitues Boesel me rezultatin 115-114 dhe 116-112, ndërsa Krasniqi ishte fitues në kartën e plotësuar nga gjyqtari i tretë me rezultat 115-114.
Vendimi i gjyqtarëve nuk u prit mirë nga Krasniqi dhe shqiptarët e shumtë që kishin mbushur stadiumin në Magdeburg të Gjermanisë.
Në intervistën në fund të duelit, Krasniqi u shpreh se ishte fituesi i duelit dhe rezultati ishte i padrejtë.
Boesel dhe Krasniqi tashmë janë me rezultat të barabartë në përballje direkte me nga një fitore secili. / oversport.tv