Gjermania bën detyrën ndaj Armenisë, Maqedonia e Veriut në “play off”

Gjermania ka bërë detyrën ndaj Armenisë duke i mbyllur këto kualifikuese me një fitore. Ekipi i Flick mposhti me poker armenët, duke fituar kështu 4-1. Siparin e golave e hapi Kai Havertz që në minutën e 15. Ndërkohë, për të thelluar më shumë rezultatin mendoi Ilkay Gundogan që shënoi fillimisht me një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë dhe më pas regjistroi dygolëshin e tij personal në fillimin e pjesës tjetër. Për Armeninë ngushtoi rezultatin Mkhitaryan, por pak minuta më vonë do të ishte Hofmann që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit në 4-1.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ja ka dalë të kualifikohet për “Play off” pasi mposhti Islandën me rezultatin 3-1. Ishte lojtari me orgjinë shqiptare, Alioski ai që shënoi golin e parë për vendasit. Gjithçka u vendos në barazpeshë nga Thorsteinsson, por fantazisti i Napolit, Elmas vulosi gjithçka me një dygolësh të tij duke e mbyllur takimin në 3-1.

Në sfidën tjetër Rumania mposhti Lihtenshteinin në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-0. Ishte Man ai që zhbllokoi rezultatin në minutat e para të takimit. Më pas rumunët humbën edhe një 11-metërsh me anë të Stanciu, por Bancu i mbylli llogaritë tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt. Kështu Gjermania i mbylli me 27 pikë në vendin e parë këto eliminatore, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 18 pikë, 1 më shumë se Rumania. /oversport.tv

EUROPEAN QUALIFIERS
ARMENI-GJERMANI 1-4
Shënues:
Havertz 15’, Gundogan (pen) 45+4’, 50’, Hofmann 64’/ Mkhitaryan 59’

LIHTENSHTEIN-RUMANI 0-2
Shënues:
Man 8’, Bancu 87’

MAQEDONIA E VERIUT-ISLANDË 3-1

Shënues: Alioski 7’, Elmas 65’, 87’ / Thorsteinsson 54’