Gjermania e Italia e rekordeve triumfojnë me goleada, Belgjika bën detyrën

Gjermania dhe Italia nuk falin. Kampionët e Europës u rikthyen te fitorja, pasi mposhtën 5-0 Lituaninë dhe vijojnë serinë e ndeshjeve pa humbje. Moise Kean realizoi dy prej golave, ndërsa në listën e shënuesve e shkuarën emrin edhe Raspadori e  Di Lorenzo, veç autogolit të Utkus.

Italia iu gëzua edhe barazimit të Zvicrës, që është rivale direkte, me Irlandën e Veriut. Barazimi 0-0 mund t’u kushtojë shumë helvetëve.

Gjermania e grupit J nuk e fali Islandën në transfertë, duke fituar me rezultatin 4-0. Gnabri dhe Rudiger realizuan në pjesën e parë nga një gol, kurse më pas të njëjtën gjë bënë edhe Sane e Werner.

Armenia e vendit të dytë barazoi 1-1 me Lihtenshtejn, një rezultat shumë befasues. Në barazim, por pa gola, përfundoi dueli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ka festuar sot edhe Belgjika, që me golin e Praet mori tre pikët ndaj Bjellorusisë. / oversport.tv