Gjermania e Kroacia “makineri” golash, Islanda ndal Rumaninë

Gjermania nuk është kursyer kundër Lihtenshtejnit, duke fituar me rezultatin 9-0, në një ndeshje që u hap më një gol të Gundogan me penallti.

Miqtë mbeten me një lojtar më pak dhe deri në fund realizuan edhe dy autogola. Sane dhe Muller realizuan nga dy gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Reus e Baku.

Rumania ka ngecur në shtëpi me Islandën dhe tani vendi i dytë mbahet nga Maqedonia e Veriut, që të martën e ka finale me Islandën për të siguruar pjesëmarrjen në play-off.

Kroacia i është kundërpërgjigjur Rusisë, që kishte fituar më parë ndaj Qipros me rezultatin 6-0. Kroatët bënë detyrën kundër Maltës, duke triumfuar me shifrat 7-1.

Në këtë grup u luajt edhe Sllovaki-Slloveni, që përfundoi në barazim 2-2. Vendi i parë në grup përcaktohet në ndeshjen e fundit, që luhet në Kroaci mes vendasve dhe Rusisë.

EUROPEAN QUALIFIERS

GRUPI H
Malta-Kroaci 1-7
Shënues:
Brozovic (aut.) 31′ / Perisic 6′, Caleta-Car 22′, Pasalic 39′, Modric 45+1′, Majer 47′, 64′, Kramaric 53′

Sllovaki-Slloveni 2-2
Shënues:
Duda (pen.) 57′, Strelec 75′ / Zajc 18′, Mevlja 62′
*Rusi-Qipro 6-0

GRUPI J
Gjermani-Lihtenshtejn 9-0

Shënues: Gundogan (pen.) 11′, Kaufmann (aut.) 20, Sane 22′, 49′, Reus 23′, Muller 77′, 86′, Baku 81′, Goppel (aut.) 89′

Rumani-Islandë 0-0
Shënues:
x
*Armenia-Maqedonia e Veriut 0-5

*Ndeshjet e luajtura prej orës 18:00

/ oversport.tv