Gjermania i merr vendin në podium Italisë në renditjen e UEFA-s për klube

Prej disa viteve skuadrat italiane nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre në Europë dhe tashmë Serie A humbet vendin në podiumin e renditjes së UEFA-s për klube duke ia dorëzuar atë Gjermanisë.

Një tjetër sezon zhgënjyes për futbollin italian në arenën ndërkombëtare, madje skuadrat e Serie A kanë disa vite që nuk arrijnë të lënë shenjën e tyre në kompeticionet europiane.

2 finalet e humbura nga Juventusi i Allegrit, një paraqitje e Romës në gjysmëfinalet e Championsit dhe humbja e Interit në finalen e Europa League janë shumë pak dhe klubet italiane nuk po arrijnë të jenë protagonistë në kontinent.

Këtë vit diferencën e bëri Europa League, sepse sukseset Eintracht Frankfurt dhe RB Leipzig kanë bërë që skuadrat gjermane të ngjiten në vendin e tretë në këtë renditje.

Vendi i katërt i lejon Italisë që të ruaj të njëjtat vende në Kupat e Europës edhe për sezonin 2023/2024 (4 në Champions, 2 në Europa League dhe 1 Conference League). Nëse kalohet edhe nga Franca (aktualisht e 5-ta në renditje) atëherë Italia humbet një vend në Champions. / Oversport.tv