Gjermania në Qatar 2022, Holanda luan tenis, ndërsa Rusia merr kryesimin e grupit H

Gjermania nuk ka bërë asnjë hap fals ndaj Maqedonisë së Veriut duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Edhe pse në një dominim total të lojës, ekipi i Hansi Flick nuk mundi dot ta zhbllokonte ndeshjen që në pjesë të parë. Megjithatë, në fillimin e pjesës së dytë mendoi Kai Havertz që pas një kundërsulmi e çoi topin në rrjetë duke zhbllokuar takimin.

Rezultatin e thelloi më shumë Timo Werner që me një dygolësh nuk la më asnjë shpresë sado të vogël për Maqedoninë e Veriut. Goli i katërt u shënua nga i riu, Musala i cili i shfrytëzoi më së miri minutat e besuara nga trajneri. Kështu, me fitoren e arritur, Gjermania është kualifikuar për “Qatar 2022”.

Në grupin H, Rusia ka marrë kryesimin pas fitores 2-1 ndaj Sllovenisë në shtëpinë e kësaj të fundit. Golat e Diveyev dhe Dzhikiya mjaftuan për rusët që të merrnin 3 pikët duke u ngjitur në vendin e parë në grup.

Ndërkohë po në të njëjtin grup Kroacia ka lënë terren duke zbritur nga kryesimi. Kroatët barazuan 2-2 me Sllovakinë. Edhe pse e panë veten dy herë në disavantazh, kroatët arritën të barazonin dy herë me anë të Kramaric dhe Modric. Megjithatë, ata luftuan deri në fund duke shënuar edhe një gol me Vlasic por arbitri e anuloi atë pas konsultimit me dhomën e VAR.

Në grupin G, Holanda luajti tenis me Gjibraltarin duke i mundur me rezultatin e thellë 6-0. Por ata nuk mundën dot të shkëputen me diferencë pikësh ndaj Norvegjisë pasi këta të fundit fituan me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi. Kështu Norvegjia qëndron 2 pikë pas Holandës ku i pret dhe një takim direkt në ndeshjen e fundit të grupeve.

2 pikë larg Norvegjisë është edhe Turqia që fitoi me përmbysje 2-1 në minutën e fundit falë golave të Dursun dhe Yilmaz. /oversport.tv