Gjermania U21 gjen pasardhësin e Stefan Kuntz, stoli i besohet Antonio Di Salvos

Pas largimit të Stefan Kuntz, që mori drejtimin e kombëtares së Turqisë, pankina e Gjermanisë Under 21 kishte mbetur e lirë.

Të paktën deri më sot. Federata Gjermane e Futbollit ka zyrtarizuar pasardhësin e ish-trajnerit: pankina e skuadrës kombëtare U21 do ti besohet Antonio Di Salvos, që ka qënë zëvendës-trajner i skuadrës që nga viti 2016.

Di Salvo nuk ka pasur ndonjë karrierë të madhe si lojtar, por ka punuar me ekipet e moshave të skuadrës kombëtare gjermane për një kohë të gjatë.

Që nga ndeshja e ardhshme ai do të jetë trajneri i skuadrës Under 21 të Gjermanisë. /Oversport.tv