Gjest fantastik i lojtarit të Napolit, Malcuit ndan pica për të pastrehët

Futbolli nuk është vetëm lojë. Kjo është thënë e stërthënë shpesh. Aktorët protagonistë, janë gjithmonë nën vëzhgimin e publikut dhe shpesh përfundojnë duke dhënë mesazhe të rëndësishme, përtej sportit dhe lojës.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi me Kevin Malcuit. Futbollisti i Napolit është ndalur në një kryqëzim rrugës të rëndësishme në Napoli për të ndarë pica për njerëzit e pastrehë.

Për ta bërë sensibilizues këtë nismë personale, një tifoz napolitan e ka filluar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

Më pas, ka qenë “Napoli Magazine” që e ka shpërndarë dhe në komentet e tifozëve, përveç vlerësimeve për gjestin e Malkuit, ka pasur sensibilizim për të qenë sa më të shumtë personat që bëjnë gjeste të tilla bamirësie dhe humanitare. /Oversport.tv