Ka më shumë së 600 prezenca në fushë dhe 30 trofe të fituar me fanellën e Barcelonës, është 35 vjeç dhe nuk ka më fizikun e mëparshëm, megjithatë Gerard Piqué kërkon që të vazhdojë akoma që të zbresë në fushë.
Madje mbrojtësi tregon se ka një zemër të madhe, sepse i vetëdijshëm për problemet ekonomike të klubit që ndikojnë edhe në federimin e blerjeve të reja (Lewandowski, Koundé, Kessie, Christensen dhe Raphinha), ka njoftuar klubin se është i gatshëm që të luajë pa para që të ndihmojë Barcelonën.
Sipas “AS”, presidenti Laporta e ka konsideruar të papranueshëm një propozim të tillë, ndonëse është gati që të diskutojë me Piqué një ulje të pagës.
Nuk është hera e parë që mbrojtësi veteran pranon ulje pagë, edhe vitin e kaluar ai hoqi dorë nga një shumë e majme e shpërblimit të tij që ti mundësonte klubit blerjen e Memphis Depay dhe Eric Garcia. / Oversport.tv
Foto: FC Barcelona Twitter