Benja, djali i Luis Suarez, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e tij të tetë dhe sigurisht familja e tij ia festoi.
Bomberi i Atletico Madrid ka publikuar edhe foto nga festa, ndërkohë që nuk mungoi edhe një urim në rrjetet sociale.
“Shumë urime ditëlindjen princi i shtëpisë. Mos ndaloni së buzëqeshuri, pasi jeni pjesë e lumturisë sonë. Të duam shumë Benja”, shkruan Suarez.
View this post on Instagram
Benja ka marrë edhe një dhuratë speciale, që vet Luis e ka zbuluar përmes një postimi në “InstaStory”. Erling Haaland i ka dhuruar një fanellë me dedikim për ditëlindjen djalit të Suarez.
“Lojtar i madh! Shumë mirënjohës për bluzën e dedikuar djalit tim për ditëlindje. Një gjest i madh! Vazhdo puno fort dhe shumë faleminderit edhe një herë”, shkruan Suarez. / oversport.tv