Gjesti fashist, Lazio pezullon menjëherë stërvitësin e shqiponjës

Lazio ka pezulluar trajnerin e shqiponjës që shfaqet në çdo fillim ndeshjeje për shkak të gjesteve raciste që ka bërë përballë tifozëve. Klubi kryeqytetas i ka konsideruar të papranueshme veprimet e tij dhe se nuk ecin në të njëjtën rrugë me filozofinë e klubit.

Videoja që u bë virale tregonte, Juan Bernabe, stërvitësin e shqiponjës që çonte dorën duke simbolizuar fashizmin përballë tifozëve vendas. Në komunikatë, Lazio tha se ai ka shkelur Kodin e Etikës së klubit dhe se ai nuk është një punonjës zyrtar i Lazios.

Kështu, Juan Bernabe është pezulluar nga detyra e tij simbolike te Lazio. Ata kanë kërkuar gjithashtu të pezullohen të gjitha kontratat e tjera të Bernabe. /oversport.tv