Gjigantët anglezë nën gjurmën e Palhinha, Fulham vendos çmimin

Joao Palhinha po bën paraqitje mjaft të mira në sezonin e tij të parë me Fulham në Premier League. Mesfushori portugez, mund të ketë një ekip të ri në sezonin tjetër, por pa u larguar nga territori anglez.

Sipas “The Sun”, në derën e Fulham për të pasur shërbimet e mesfushorit 27-vjeçar, janë një sërë klubesh angleze. Bëhet fjalë për Manchester United, Newcastle, Liverpool, Chelsesa, Arsenal dhe së fundmi Tottenham, që kërkojnë me insistim Palhinha për sezonin e ardhshëm.

Portugezi u transferua te Fulham në verën e vitit 2022 nga Sporting Lisbon për shifrën e 25 milionë eurove. Për ta lënë të lirë Palhinha, klubi anglez nuk do të pranonte oferta poshtë 40 milionë eurove. /oversport.tv

Foto: Fulham FC Official, Facebook