Gjiganti Tomori, statistika të frikshme dhe elozhe për Paolo Maldinin

Mbrojtja e Milanit ka pësuar një ndryshim drastik me integrimin e Fikayo Tomori në skuadër. Bëhet fjalë për një mbrojtës të zgjuar, të shpejtë dhe tepër të sigurt.

Gjithmonë i vendosur, i përpiktë në zbatimin e detyrave të trajnerit dhe mbi të gjitha shumë i saktë. Statistikat e dëshmojnë këtë gjë. Vetëm një karton i verdhë në 30 ndeshje me kuqezinjtë, duket e pabesueshme për çdokënd.

Duke marrë parasysh faktin që Milani e transferoi janarin e kaluar nga Chelsea, nëntë muaj është një periudhë kohore që përfaqëson një kampionat të tërë. Praktikisht në këtë kampionat Tomori ka gabuar shumë pak.

Tashmë, një siguri në mbrojtjen e kuqezinjve, anglezi ka shpërblyer besimin e Djallit që e bleu kartonin e tij për një shumë të konsiderueshme.

Në media, Tomori ka dhënë edhe një deklaratë për Maldinin, të cilin e adhuronte kur ishte i vogël. Ja çfarë tha ai: “Kur më foli për herë te parë, ngela i habitur. I thashë vetes, ‘Woë, është Paolo Maldini’.  Ekziston një lloj presioni kur e di që ai të sheh çdo ndeshje.

Si mbrojtës, unë dua t’i bëj përshtypje atij. Dua të mësoj nga ai dhe pse jo t’i afrohem asaj që ai bënte në fushë. Të kesh pas teje një legjendë si Maldini, është padyshim një gjë e mirë dhe një ndihmë shumë e madhe”. / oversport.tv