Gjilani frenohet nga Dukagjini i Dallkut, Feronikeli zhyt Llapin në Podujevë

Gjilani nuk ia ka dalë të ruajë ritmin e skuadrave kryesuese, pasi është ndalur ditën e sotme në shtëpi kundër Dukagjini. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi nuk ia doli të shënonte golin me vlerën e tre pikëve.

Miqtë e drejtuar nga Armend Dallku janë të kënaqur me një pikë, duke patur parasysh se luanin jashtë fushe dhe ndaj një ekipi që është futur në garë me pretendimet për të fituar titullin kampion.

Këtë sezon e ka nisur keq edhe Llapi, që nuk po di të fitojë. Sot është mposhtur 0-2 nga Feronikeli, skuadër që i gëzohet fitores pikëve të para në javën e tretë të kampionatit. Dren Gashi dhe Prokshi ishin autorët e golave.

BKT SUPERLIGA – JAVA 3

Gjilani-Dukagjini 0-0
Llapi-Feronikeli 0-2
Shënues:
Gashi 45+2’, Prokshi 64’

/ oversport.tv