Gjilani rrëzon Ulpianën me Prognin, Dukagjini shtang Prishtinën

Gjilani nuk ka falur kundër Ulpianës, që matematikisht ka rënë në ligën e dytë. “Skifterët” triumfuan me rezultatin 4-0 në transfertë dhe ai që shkëlqeu ishte Gerhard Progni.

Futbollisti nga Bajram Curri shënoi tre gola dhe tani kryeson edhe listën e golashënuesve me 21 rrjeta të tundura. Golin tjetër për Gjilanin e shënoi Blerim Krasniqi.

Prishtina është futur në siklet sërish, pasi në shtëpi e pësoi nga Dukagjini i Armand Dallkut me rezultatin 0-1. Ahmeti me penallti ndëshkoi bardhekaltrit, që tani futen sërish në vallen e mbijetesës. / oversport.tv

BKT SUPERLIGA – JAVA 32

Ulpiana-Gjilani 0-4
Shënues:
Progni 35’, 44’, 72’, Krasniqi 69’

Prishtina-Dukagjini 0-1
Shënues:
Ahmeti (pen.) 72’