Gjilani ka fituar derbin e Anamoravës kundër Dritës me rezultatin 1-0 dhe tani kryeson i vetëm kampionatin dardan pas 15 javësh kampionat.
Fatet e ndeshjes i vendosi Dabiqaj me një gol të shënuar në fillim të pjesës së dytë. Ballkani rimerr vendin e dytë, pasi likuidoi me shifrat 2-0 Malishevën.
Rrahmani dhe Kransiqi ishin autorët e golave. Llapi vazhdon të marshojë, teksa ka marrë fitoren e katërt radhazi dhe këtë herë shënoi 5 gola në portën e Drenicës.
Kreshnik Uka i vendasve realizoi tre gola, por dy prej golave të tij erdhën shumë vonë. Prençi për Llapin barazoi, kurse më pas Rivera, Veliu, Firmino dhe Idrizi i çuan shifrat në 5-1.
BKT SUPERLIGA – JAVA 15
Drenica-Llapi 3-5
Shënues: Uka 24’, 83’, (pen.) 93’ / Prençi 47’, Rivera 56’, Veliu 61’, Firmino 66’, Idrizi 68’
Ballkani-Malisheva 2-0
Shënues: Rrahmani 75’, Krasniqi (pen.) 92’
Gjilani-Drita 1-0
Shënues: Dabiqaj 48’
/ oversport.tv