Gjimshiti: Duam vendin e parë në grup, të korrigjojmë gabimet e Islandës

Berat Gjimshiti ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Izraelit. Mbrojtësi ka theksuar se skuadra do të japë më të mirën që të marrë maksimumin e pikëve në këtë takim.

I pranishëm në konferencë për shkak të gabimit ? “Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë. Për gabimin kam parë se keni qejf te flisni. Në çdo pune te gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet ne ndeshjen tjetër”.

“Çdo kundërshtar të jep presion, është me mirë që ka presion se je me i përqendruar, skuadra ka objektivin vendin e parë. Duket ne stërvitje te gjithë japim maksimumin. Te gjithë duan vendin e titullarit, çdo ndeshje ka vështirësitë e veta do japim maksimumin.

Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar te shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme.

Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep më shumë në fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se njësoj.

Sigurisht qe kemi diskutuar, në ndeshjen e fundit kemi bere gjithçka mirë,  por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje”, ka thënë mbrojtësi kuqezi. / Oversport.tv