Gjimshiti: Ishim pranë një rezultati historik, keqardhje që pësuam në minutën e fundit

Mbrojtësi Berat Gjimshiti u shfaq i mërzitur pas humbjes në minutat e fundit në miqësore e djeshme kundër Spanjës, teksa thekson se skuadra dha gjithçka në fushë.

Keqardhje për humbjen e ndeshjes? –“Ndihem shumë, jo pak. Të dhemb akoma më shumë nëse barazon në minutën e 85-të dhe pastaj je afër një rezultati historik dhe më pak pëson gol në minutën e fundit”.

Dinakë pas barazimit? – “Pas lojës gjithmonë ke shumë gjëra për të korrigjuar, çfarë mund të bënim ose jo, por deri në atë moment që po luanim po jepnim gjithçka në fushë. Për shkak të një gabimi pësuam golin”. / Oversport.tv

Foto: fshf.org