Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në prag të sfidës që zikaltërit do të luajnë kundër Interit në kampionat, ku ka analizuar sezonin e bergamaskëve.
“Kemi shpresë për një vend në Champions, derisa matematika na e lejon. Më pas ndoshta do të ketë keqardhje. Në këtë rast do të qajmë mungesën e vazhdimësisë, pasi mundësitë i kemi pasur. Por edhe nëse nuk luajmë në Champions, mund të luajmë në Europa apo Conference League.
Por nëse fitojmë në shtëpinë e Interit, ajo pak shpresë mund të jetë më konkrete. Interi ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, që mund të marrin rezultatin edhe nëse nuk luajnë shumë mirë. Mund të them që janë skuadra më në formë e kampionatit”, ka thënë mbrojtësi kuqezi.
Gjimshiti ka folur edhe për rolin e tij në fushë: “Si qendër e majtë isha më i lirë për të marrë pjesë në aksionet sulmuese, por me Gasperinin kisha filluar në qendër, është vetëm një sfidë ndryshe. Je njeriu i fundit, duhet më shumë kujdes, ka më shumë duele”. / Oversport.tv