Gjirokastra në zi, humb jetën një emër i madh Luftëtarit

Luftëtari humbet një nga emrat e spikatur të futbollit gjirokastrit. Mustafa Hysi është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një ataku kardiak.

Një ish-lojtar i bluzinjve, i cili më pas edhe e drejtoi skuadrën e Luftëtarit me sukses si trajner. Hysi ka luajtur me gjirokasritët në vitet ’80.

Së fundmi ai ishte emëruar administrator i AF Luftëtari, klubi i ri i futbollit i krijuar nga Bashkia Gjirokastër pas falimentimit të KF Luftëtarit. / oversport.tv