Tashmë vendoset se ku do të vazhdojë të ardhmen dhe mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Skuadra e Al-Hilal në Arabinë Saudite do të jetë aventura e radhës për serbin.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano. Në arkat e Lazios nga ky transferim do të shkojë një shumë prej 40 milionë euro, ndërsa Milinkovic-Savic do të firmosë një kontratë tre vjeçare me klubin e tij të ri.
Paga që do të marrë mesfushori serb nga klubi i Al-Hilal është plot 20 milionë euro në sezon. Pas 8 sezonesh në kryeqytetin e Italisë, Sergej Milinkovic-Savic do të largohet përfundimisht nga Lazio. /oversport.tv