Jose Mourinho ka marrë lajme të mira për sa i përket situatës së Leonardo Spinazzola. Që kur tekniku ka marrë drejtimin e Romës, nuk e ka pasur kurrë në dispozicion mbrojtësin i cili u dëmtua rëndë gjatë kampionatit europian me Italinë.
Ai ka munguar që prej asaj periudhe, ndërsa së fundmi zhvilloi disa vizita mjekësore në Finlandë. Pas kthimit në Romë, ai foli për mediat ku u shfaq i entuziazmuar dhe u shpreh se gjithçka shkoi mirë. Megjithatë, ai nuk e zbuloi kohën se kur mund të kthehet në fushë.
“Gjithçka shkoi mirë. Unë jam shumë i lumtur. A do të ktheheni për në fund të sezonit? Le të shohim, le të shkojmë hap pas hapi. Tani ne ende nuk e dimë se kur do të kthehem për t’u stërvitur me shokët e mi të skuadrës, le ta marrim lehtë.
Faleminderit për të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë, por nuk ka mbaruar ende. Do të kthej faqen, mbyllet një kapitull dhe do të hapet një tjetër”. /oversport.tv
Foto: Nazionale Italiana di Calcio, Facebook