Gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit, Gjilani merr një barazim në Luksemburg

Gjilani ka arritur të dalë me një barazim nga transferta ndaj Niedercorn me shifrat 2-2 në takimin e parë të kualifikuesve të Conference League. Vendasit arritën të dilnin dy herë në avantazh, por ekipi kosovar barazoi dy herë me Ramadanin nga pika e bardhë.

Në pjesën e parë, Niedercorn ishin më të saktë se Gjilani pasi arritën të kalonin në avantazh. De Almeida ishte ai që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 11-të dhe kaq mjaftoi për të mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Menjëherë në të dytën, ekipi Kosovar arriti të shënojë nga pika e bardhë me Ramadanin. Më pas, vendasit kaluan sërish në avantazh dhe kësaj radhe me Nataminm, por Gjilani u përgjigj sërish me Ramadanin duke shënuar golin e barazimit.

Ekipet u përpoqën deri në minutat e fundit, por rezultati përfundimtar mbeti në 2-2. Gjithçka tashmë mbetet e hapur për në sfidën e radhës që do të luhet javën e ardhshme në Kosovë. /oversport.tv