“Gjithmonë tifoz i Milanit” , Donnarumma u përgjigjet kritikave 

Pasi u transferua në verë drejt Parisit, Gigio Donnarumma kthehet në San Siro për ndeshjen ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp, portieri foli rreth largimit nga Milani, pjesën e vërshëllimave të publikut, por edhe për situatën e krijuar te PSG.

“Unë gjithmonë do të jem tifoz i Milanit. Jam rritur në atë klub, kam kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës time dhe nuk mund ta hedh poshtë këtë gjë. Flas shpesh me Piolin dhe jam i lumtur për ecurinë e skuadrës.

Madje edhe Maldinin e komplimentova për paraqitjen ndaj Atalantës . Vërshëllimat? Sinqerisht do më vinte shumë keq, nëse do e dëgjoja diçka të tillë”.

Rreth PSG : “Nuk ka asnjë problem dhe e kam sqaruar këtë gjë. Fillimi është i vështirë kudo. Po ambientohem me skuadrën, stërvitem çdo ditë dhe besoj se çdo gjë do të shkoj për mrekulli. Muajt e fundit jam përmirësuar shumë, por pretendoj të rritem ende”.

 

Në fund Donnarumma komenton edhe përballjen ndaj Spanjës. “Jemi në gjysëmfinalen e Ligës së Kombeve. Pres të njëjtën skuadër me të cilën u përballëm gjatë Kampionatit Europian. Spanja ka shumë cilësi. Ndaj tyre është gjithmonë e vështirë, ndaj duhet të japim 110 % për të fituar. Shpresoj t’ia dalim”. / oversport.tv