Gjobë dhe rrezik për 10 muaj burg, Gjykata ndan datën e gjyqit për Benzema

Karim Benzema ka pasur shumë telashe, madje edhe humbi vendin në kombëtare prej akuzave për shantazh nga Mathieu Valbuena. Gjykata tashmë do të marrë edhe një vendim finale, më 24 nëntor.

Në orën 09:30, në Versajë, do të mbahet gjyqi për këtë çështje që ka në bankën e të akuzuarve yllin e Real Madrid dhe katër persona të tjerë.

E gjitha ka ndodhur më 6 tetor të vitit 2015, kur dy lojtarët ishin në një grumbullim më kombëtaren. Valbuena i kishte treguar shokut të tij për një video me “pullë të kuqe”.

Benzema thuhet se i kishte rekomanduar dikë për t’ia zgjidhur problemin dhe Valbuena më pas ishte përballur me shantazhe. I akuzuar është edhe 33-vjeccari që luan në kampionatin spanjoll.

Nëse Benzema do të shpallet fajtor për këtë çështje, ai do të gjobitet me 75 mijë euro gjobë dhe me një dënim prej 10 muajsh burg. / oversport.tv