Gjobitet Egnatia, të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, ka marrë vendimet për sa i përket javës që lamë pas. Nga “Abissnet Superiore” e pëson Egnatia që për sjellje të gabuar të spektatorëve është gjobitur nga Disiplina.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Laçi U-19, Alesio Mema, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF Elbasani U-19, Fabjan Tartari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Bylis U-17, Amet Shehaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF Elbasani U-17, Ardjan Nonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Djelmia Shkodrane U-17, Albi Brojaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.