Gjoka rikthehet në pankinë, zyrtarizohet në klubin e ri larg Shqipërisë

Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Ohod Medina në Arabinë Saudite, duke nisur kështu një sfidë të re larg Shqipërisë. Ishte vetë Gjoka ai që e zyrtarizoi këtë lëvizje duke publikuar një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Shumë i lumtur të njoftoj se sot kam firmosur me një nga klubet më të mëdha në Arabinë Saudite. Një falenderim i madh shkon për agjentët e mi”, shkruan 52-vjeçari.

Trajneri shqiptar rikthehet kështu në pankinë, pas largimit nga Shkëndija e Tetovës në vitin e kaluar. Ohod Medina, skuadra e re që nga sot do të jetë nën udhëheqjen e Gjokës, militon në Ligën e parë Arabe./Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ernest gjoka (@e.gjoka)