Gjunjëzohet Spanja, ndalet Italia. Belgjika dhe Gjermania bëjnë detyrën

Shumë gola dhe një surprizë e madhe në ndeshjet kualifikuese për Botërorin, Katar 2022. Rezultati më surprizues, padyshim vjen nga Stokholmi, aty ku Suedia vendase mundi Spanjën 2-1 dhe u ngjit të krye të grupit B.

Meritë kryesore ka Dejan Kulusevski, autor i një ndeshjeje të madhe si dhe personi që dha asisitin vendimtar për golin e Claesson. Pavarësisht se Spanjollët kaluan të parët në avanyazh me Soler, skandinavët arritën të përmbysnin gjithçka.

Kampionët në fuqi të Europës nuk kanë shkuar më larg se barazimi në ndeshjen shtëpiake kundër Bullgarisë. Golit të Chiesa-s, i është përgjigjur Iliev, që në pjesën e parë dhe me këto shifra është mbyllur gjithë 90 minutëshi.

Pavarësisht se nuk fitoi, Italia i bashkohet Spanjës në një rekord kontinental, pasi ka 35 ndeshje që nuk njeh humbje. Në rang Botëror, vetëm Brazili ka arritur të bëjë më mirë, duke mbajtur rekorin prej 36 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare.

Të gjitha skuadrat e mëdha të kontinentit i fituan ndeshjet respektive, duke respektuar pritshmëritë. Anglia kaloi lehtësisht hungarezët 0-4 në “Puskas Arena”, ndërsa Belgjika fitoi 5-2 kundër Estonisë, me Lukakun autor të një dopiete. Në të njëjtin grup me belgët, Republika Çeke mposhti 1-0 Bjellorusinë falë një goli të Barak.

Gjermania mposhti 2-0 modestët e Lihtenshtejnit, falë golave të Werner dhe Sane. Megjithatë pancerat mbeten të dytët në grup, pas Armenisë (që barazoi 0-0 me Maqedoninë e Veriut). Irlanda e Veriut mposhti Lituaninë 4-1, ndërsa në derbin mes “të vegjëlve” Andorra mundi San Marinon 2-0. Fiton edhe Rumania 2-0 në transfertë kundër Islandës. Oversport.tv