Gjykata Sportive nuk fal: Gjobiten Interi, Milani dhe Fiorentina

Janë zbardhur vendimet e Gjykatës Sportive në Itali për ngjarjet e ndodhura në javën e 13-të të Serie A. Kështu, janë tre ekipet që janë dënuar për këtë javë.

Thirrjet raciste kundër Napolit nga tifozët e Interit nuk janë anashkaluar nga gjykatësi. Tifogrupi zyrtar i Interit ofendoi gjatë ndeshjes napoletanët për orgjinën e tyre jugore dhe si pasojë ata janë dënuar me 12 mijë euro gjobë.

Bashkë me Interin janë dënuar edhe ekipi tjetër i Milanos si dhe Fiorentina. Të dyja ekipet janë gjobitur me 2 mijë euro gjobë. Ata nuk e filluan ndeshjen në kohë dhe si pasojë kanë thyer rregulloren e Serie A. /oversport.tv