Gjykatësi Sportiv me dorë të hekurt, gjobë e majme për Igli Taren

Gjykatësi sportiv nuk ka treguar aspak mëshirë dhe ka dënuar me dorë të hekur drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare. Ish-sulmuesi i Shqipërisë, kritikoi ashpër arbitrin në përfundimin e pjesës së parë për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe për këtë arsye ai ka marrë një gjobë të majme.

Kështu me arsyetimin ““për shkak se në fund të pjesës së parë iu afrua gjyqtarit të ndeshjes në shkallët përballë dhomave të zhveshjes, duke kritikuar ashpër për zhvillimin e ndeshjes” gjykatësi sportiv mori edhe vendimin. Për fat të mirë, Tare nuk mori një tjetër dënim që mund ta mbante atë larg tribunave për të paktën një ndeshje.

Ndërkohë që është dënuar gjithashtu edhe drejtori i përgjithshëm i Bolognas, Claudio Fenuçi. Edhe ky i fundit shkoi në fundin e ndeshjes tek gjyqtari i takimit dhe e ofendoi atë për shkak të mënyrës se si arbitroi takimin. /oversport.tv