Gjykoi Francë-Gjermani, madrileni strikt caktohet për Hungari-Shqipëri

Shqipëria luan këtë të shtunë një nga ndeshjet decizive sa i takon edicionit kualifikues për rrugën drejt “Katar 2022”. Përballja ndaj Hungarisë është një nga sfidat ky pikët maksimale mbajnë kuqezinjtë ende në garën për të shpresuar një vend mes skuadrave që do të marrin pjesë në “Play Off”.

Për këtë, UEFA ka caktuar që gjyqtar i ndeshjes së Budapestit ndaj Hungarisë vendase të jetë Carlos del Cerro Grande. Spanjolli 45 vjeçar është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2013. Madrileni ka gjykuar ndeshjen në grupe për “Euro 2020” mes Francës dhe Gjermanisë.

Asistentë të tij në këtë takim do të jenë spanjollët Roberto Alonso Fernandez dhe Inigo Prieto. Në sistemin VAR janë caktuar Jose Maria Sanchez dhe Raul Cabanero si asistent në VAR.

Për t’u theksuar është fakti se spanjolli është dorëlëshuar me kartonët dhe në sfidat që ka gjykuar ai ka një mesatare prej të paktën pesë kartonësh të verdhë për ndeshje. /Oversport.tv