“Gjykojeni ju”, Atalanta vazhdon polemikat për golin e anuluar

Goli i anuluar në dëm të Atalantës në sfidën ndaj Fiorentinës ka hapur shumë polemika në Itali. Mediat janë të ndara midis atyre që mendojnë se gjithçka ishte e rregullt, ndërsa të tjerat mendojnë se vendimi i marrë nga dhoma VAR ishte i drejtë.

Megjithatë, as vetëm Atalanta nuk e ka kapërdirë lehtë këtë gol të anuluar. Në faqen e saj zyrtare, Atalanta ka postuar foton e momentit ku Hateboer është konsideruar në pozicion jashtë lojë në golin e Malinovsky.

Ata e kanë shoqëruar foton vetëm me një fjali. “Gjykojeni ju” shkruhej në postimin e Atalantës që vazhdon ende të mos bindet për vendimin e gjyqtarit. /oversport.tv

Foto: Screenshot nga atalanta.it

Foto: Atalanta B.C. Twitter