Gjyqi i Pique: Gjykata rrëzon vendimin e parë, mbrojtësi do të kompensohet

Lufta gjyqësore e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique me autoritetet vendase për evazion fiskal ka përfunduar ditën e sotme. Gjykata e Lartë spanjolle rrëzoi sot vendimin që detyronte Gerard Pique t’i rimbursonte 2.1 milionë euro autoriteteve tatimore.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Më parë ai ishte shpallur fajtor për një mashtrim në lidhje me menaxhimin e të drejtave të tij të imazhit. Dënimi u dha nga gjykata kombëtare në maj 2019 për një mosmarrëveshje që daton në vitin 2016. Në atë kohë një gjykatë administrative dënoi mbrojtësin e Barcelonës për “falsifikim” të transferimit të të drejtave të imazhit në kompaninë e tij Kerad Project, në mënyrë që të paguante më pak taksa për vitet 2008, 2009 dhe 2010.

Gjykata e Lartë, megjithatë, e rrëzoi vendimin, me argumentin se kompania Kerad Project nuk ishte një mbulesë për të ardhurat e Pique. Kështu pllaka do të kthehet në anën tjetër dhe këtë radhë do të jetë Pique që do të rimbursohet nga autoritetet spanjolle. /oversport.tv