Gjyqtari Serra “çmend” Milanin, gaboi në anulimin e golit të Messias

Gjithçka ndodh në minutën e 92-të, kur rezultati ishte 1-1. Milani është hedhur në sulm në kërkim të golit të fitores, që do ta ngjiste në krye të renditjes së Serie A. Rebic pengohet nga pas, por është Messias ai që godet dhe shënon në portën e mbrojtur nga Provedel.

Gol i rregullt? Jo, sepse gjyqtari Serra ndalon lojën dhe jep një goditje dënimi për faullin e shkaktuar në dëm të Rebic: loja ndalet dhe goli i Messias nuk vlen. Lojtarët kuqezi protestojnë dhe gjyqtari kërkon menjëherë falje, sepse e kupton që ka gabuar rëndë.

Rregullorja i jep të drejtë arbitrit: u bë një faull dhe ndërpreu lojën, ajo që ndodh më pas nuk ka vlerë. Por një gjyqtar më i vëmendshëm, ose më ekspert, do të lejonte avantazhin dhe të merrte masat më vonë.

E ndjerë, por e kotë falja e kërkuar nga Serra. Ndeshja ndryshoi në atë moment, mbaroi në atë moment. Rezultati final, pas fitores së Spezias, mund të ndikojë shumë në luftën e Milanit për titullin kampion. / Oversport.tv