Një gjysmëfinale ëndrrash do të zhvillohet në Roland Garros, pasi të premten Novak Djokovic do të sfidojë Carlos Alcaraz për një vend në finalen e madhe të turneut francez.
Vuan, por kualifikohet në gjysmëfinale serbi që mposhti ditën e djeshme me rezultatin 3-1 (4-6, 7-6, 6-2, 6-4) rusin Karen Khachanov në një sfidë që zgjati 3 orë e gjysmë. Në çerekfinalen tjetër Carlos Alcaraz, numri një në renditjen botërore mundi lehtësisht 3-0 (6-2, 6-1, 7-6) grekun Stefanos Tsitsipas.
E vetmja përballje mes Djokovic dhe Alcaraz (gjysmëfinale në Madrid në vitin 2022) është fituar nga tenisti spanjoll. Sot do të luhen edhe 2 ndeshjet e mbetura çerekfinale të Roland Garros, përballjet Zverev-Etcheverry dhe Ruud-Rune, që do të përcaktojnë edhe çiftin e dytë gjysmëfinalist. / Oversport.tv
LE 🔥 MATCH 🔥 DE 🔥 L'ANNÉE.
🇪🇦 ALCARAZ ⚡️ DJOKOVIC 🇷🇸
📍 Demi-finale #RolandGarros
🗓 Vendredi 9 juinANNULEZ TOUT.
LA TERRE VA TREMBLER.
POUR UNE FINALE, POUR L'HISTOIRE.
🍿🍿🍿 pic.twitter.com/f2faZDlTvt— Univers Tennis 🎾 (@UniversTennis) June 6, 2023