Gjysmëfinale spanjolle në Indian Wells, Nadal sfidon Alcaraz për një vend në finale

Në turneun Indian Wells, Rafa Nadal ka arritur fitoren e 19-të radhazi në vitin 2022, pasi ka mposhtur Nick Kyrgios 2-1 (7-6, 5-7, 6-4) dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinale, aty ku do të ketë përballë bashkatdhetarin Carlos Alcaraz.

Spanjolli 18-vjeçar ka mposhtur në çerekfinale kampionin në fuqi të turneut, Cameron Norrie, 2-0 (6-4, 6-3). Alcaraz është bërë lojtari i dytë më i ri që kualifikohet mes 4 më të mirëve të këtij Masteri 1000 pikësh, para tij ishte kualifikuar në gjysmëfinale 17-vjeçari Andre Agassi në vitin 1988.

Janë përcaktuar edhe 2 sfidat gjysmëfinale të femrave. Spanjollja Paula Badosa do të ndeshet me Maria Sakkarin, ndërsa Iga Swiatek do të luajë kundër Simona Halep në sfidën tjetër. / Oversport.tv

Foto: BNP Paribas Open Twitter