Gjysmëfinalet një ekskluzivitet i Europës dhe Amerikës Latine, 3 skuadrat që kanë thyer tabunë

Në Botëror marrin pjesë skuadra nga të gjitha kontinentet, por eventi më i madh i futbollit është dominuar gjithmonë nga skuadrat europiane dhe ato të Amerikës-jugore, që kanë arritur të fitojnë këtë trofe deri më tani.

Maroku arriti një kualifikim historik në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Katar 2022, pasi mposhti në çerekfinale 1-0 Portugalinë. Marokenët u bënë skuadra e parë afrikane që arritën të sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Botërorit.

Duket se kjo fazë e turneut (gjysmëfinalja) ka qenë një ekskluzivitet i skuadrave europiane dhe atyre të Amerikës Latine, sepse përpara Marokut, dy skuadrat e vetme nga një tjetër kontinent që kishin arritur të siguronin një vend në gjysmëfinale kanë qenë SHBA (1930) dhe Koreja e Jugut (2002). / Oversport.tv