Gladbach rikthehet te fitorja, Augsburgu shkatërron Stuttgartin

Borussia Monchengladbach është rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Hertha Berlin. Ata mposhtën me rezultatin 2-1 ekipin e Bochum. Ndërkohë, Augsburgu luajti poker me Stuttgart duke e mposhtur me rezultatin 4-1.

Për Monchengladbach e hapi siparin e golave francezi Alassane Plea i cili shënoi që në fillimin e takimit. Më pas vendasit arritën të dyfishonin rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Hofmann. Do të ishte përsëri francezi që do të jepte një pas mjaft të mirë për Hofmann i cili i vetëm përball portierit nuk fali. Ndërkohë, për miqtë e ngushtoi rezultatin Blum në minutat e fundit të takimit, por pa mundur dot të surprizonin kundërshtarët.

Fitore ka gjetur edhe Augsburg në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, duke mundur me poker ekipin e Stuttgart. Miqtë gjetën avantazhin që në minutat e para me Fuhrich. Megjithatë, pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1 pas golit të shënuar nga Oxford. Ndërkohë, pjesa e dytë foli totalisht për vendasit që gjetën avantazhin me Gouweleeuw. Ndërkohë, për të thelluar më shumë rezultatin menduan Niederlechner dhe Finnbogason që vulosën edhe pokerin

BUNDESLIGA-JAVA E 10-TË
MONCHENGLADBACH-BOCHUM 2-1
Shënues:
Plea 12’, Hofmann 40’ / Blum 86’

AUGSBURG-STUTTGART 4-1
Shënues:
Oxford 30’, Gouweleeuw 53’, Niederlechner 72’, Finnbogason 82’/ Fuhrich  7’