Gliha flet hapur në Slloveni: Kosova do të marrë një emër të madh trajner

Primoz Gliha do të drejtojë Kosovën në dy ndeshjet e nëntorit në kualifikueset e Katar 2022, pasi FFK vendosi të shkarkojë trajnerin Bernard Challandes.

Slloveni, i cili ka drejtuar për herë të fundit 21-vjeçarit e kombëtares së tij, ka qenë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses së Kosovës.

Me largimin e Challandes ai ka pranuar ta drejtojë Kosovën për momentin. “Ne ramë dakord për të drejtuar Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme.

Më pas ata duan të marrin Felix Magath dhe të më përfshijnë edhe mua në stafi teknik të tij”, është shprehur Gliha në deklaratën e dhënë për “24ur”. / oversport.tv