Glik: Duam tre pikët, faulli në Poloni ndaj Manaj ishte penallti e pastër

Bashkë me trajnerin e Polonisë, në konferencën për shtyp ka dalë edhe mbrojtësi Kamil Glik. Ai foli mbi objektivin e qartë të Polonisë që është fitorja, por u ndal edhe te rasti shumë i përfolur për një penallti ndaj Manaj në Poloni.

Lojtaret e shumtë shqiptar në Serie A- Jo vetëm lojtarët, por dhe trajneri është italian çka ka sjellë cilësi te skuadra e Shqipërisë. Duhet të përballemi me këto cilësi sa më mirë të jetë e mundur në ndeshjen e të martës.

Shqipëria pësoi katër gola në ndeshjen e parë, gjë që është shumë e rrallë për ta dhe jam i sigurt që nuk do të përsëritet dot nesër. Çdo ndeshje ka historinë e saj dhe ne jemi gati të përballemi me ta nesër, për t’u marrë mesfushën dhe për të pasur kontrollin e lojës.

Polonia-Kemi në përbërje një grup lojtarësh me shumë përvojë dhe do të përpiqemi ta shfrytëzojmë këtë edhe në ndeshjen e nesërme për të bërë më të mirën. Kemi pak më shumë presion, por nuk na streson, madje përkundrazi na frymëzon për të dhënë diçka ekstra në fushë.
Unë jam shumë mirë dhe prej të enjtes jam vënë në dispozicion të plotë të trajnerit dhe ekipit. Nuk kam asnjë problem.

Shqipëria- Nuk do të veçoja një lojtarë të vetëm si më të mirin e Shqipërisë, pasi ata veprojnë si ekip, veçanërisht në mbrojtje, ku lëvizin në bllok dhe përpiqen të zbresin shpejt në kundërsulm. Bashkëpunimi i mirë me njëri-tjetrin i bën ata vërtetë të rrezikshëm.

Ndërhyrja ndaj Manaj-E kam thënë edhe pas ndeshjes në Varshavë, që ishte penallti e pastër, por arbitri nuk ndërhyri. Unë nuk i shmangem përgjegjësisë dhe e pranoj që ishte penallti. /oversport.tv