Gnabry po bën naze, Bayern Munich e ka piketuar pasuesin tek Ajax

Bayern Munich po tenton të arrijë marrëveshjen me sulmuesin anësor, Serge Gnabry. Bisedimet nuk është se kanë shkuar mirë dhe në kampin bavarez mendojnë edhe largimin e tij.

Kështu, sipas asaj që raporton gazetari Christian Falk në podkastin e BIld, “Bayern Insider”, bavarezët e kanë gjetur pasuesin në Holandë.

Bëhet fjalë për brazilianin Antony, autor i 7 golave me Ajax këtë sezon, i cili vlerësohet me 35 milionë euro dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2025.

Konkurrenca është e madhe për të, por Bayern nëse nuk arrin të rinovojë me Gnabry do tentojë me çdo kusht transferimin e sulmuesit të djathtë të Ajax.

Paraqitjet e bëra kundër Borussia Dortmund i kanë bindur kampionët në fuqi të Gjermanisë. Antony shënoi një gol dhe dha dy asiste kundër verdhezinjve. / oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook