Goditën arbitrin me gotë plastike, ndërpritet ndeshja e Bundesliga

Ajo që ndodhi mbrëmë në Everton-Newcastle, ku një tifoz u fut në fushë dhe u lidh te shtylla e portës, ishte nga ngjarjet më të çuditshme.

Gjithsesi edhe në Gjermani kanë gjetur mënyrën për ta ndërprerë një ndeshje. Bëhet fjalë për Bochum-Borussia Monchengladbach.

Në minutën e 71-të ndodhi diçka e tillë, për shkak se një tifoz i skuadrës vendase goditi me një gotë me birrë  arbitrin anësor.

Menjëherë ndeshja u ndërpre dhe sigurisht që klubi organizator, Bochum, do të marrë dënimin e merituar nga organet disiplinore. / oversport.tv

Foto: VfL Bochum 1848, Twitter